Agim Ademi nuk është qen që po e kërkon këtë gjë!

Futboll

Agim Ademi nuk është qen që po e kërkon këtë gjë!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 gusht 2019 Në ora: 13:52
Agim Ademi nuk është qen që po e kërkon këtë gjë!

Është koha e fundit që duhet të gjitha federatat sportive të rreshtohen së bashku me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Ministrinë e Sportit të Kosovës, që të kërkojnë edhe ndihmën e institucioneve përkatëse, që t’i ndalojmë një herë e përgjithmonë klubet sportive nga Serbia që me krerët e saj, vijnë e dalin dhe madje edhe intonojnë himnin serb në shtetin tonë, si rasti i fundit i Federatës së Basketbollit të Serbisë. 

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, së fundi i shkroi letër UEFA-së dhe FIFA-së, duke kërkuar me ngulm që t’i ndal këto aktivitete ilegale të Serbisë në shtetin tonë. 

Ta ndal një Trepçë fantome, një Mokra Gorë nga Zubin Potoku, që nuk njohin institucionet e Kosovës. Agim Ademi ka intensifikuar përpjekjet për t’i ndal garat serbe të klubeve nga Serbia në Kosovë. 

Prandaj, të gjithë duhet që ta përkrahim dhe të jemi në një vijë me FFK-në, me Agim Ademin. Sepse si FFK edhe të gjitha federatat tjera janë të pranuar me të drejta të plota në mekanizmat ndërkombëtar dhe është e drejt legjitime e tyre, qoftë nevoja të kërkojnë dhe ndërhyrjen e policisë në Zubin Potok, Leposaviq, Leshak e në një pjesë të Mitrovicës, për ti ndal garat në kuadër të Serbisë.

Agim Ademi po e sheh rrezikun e madh që po i kanoset nga Serbia, sepse dy klubet tani garojnë në ligën e tretë serbe, ndaj kërkon që t’i ndalohet veprimtaria ilegale sportive.

Agim Ademi nuk është qen që po e kërkon këtë gjë, por po kërkon t’ia ndal hovin garave ilegale serbe. Agim Ademin vetëm serbët mund ta quajnë qen, sepse e din mirë biografinë e tij kontribuuese e kombëtare në kohën e okupimit kur i rezistuan Serbisë shoveniste. Prandaj, veprimi i fundit i Ademit është një sinjal për të gjitha federatat tona sportive, se duhet të veprojnë njësoj dhe ashpër karshi Serbisë shoveniste. 

Duhet të gjitha federatat të bëhen bashkë, me KOK-un dhe MKRS-në, të dalin me vendime të prera gjatë këtyre ditëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat