Befason Manchester Utd

Futboll

Befason Manchester Utd

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 19:07
Mario Mandzukic

Zhvillim i ri sa i përket afatit kalimtar në aksin Torino-Manchester. “Djajtë e Kuq”, sipas “Daily Mail”, janë shumë pranë nënshkrimit me sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic.

Sulmuesi kroat ka rënë dakord për kushtet personale të kontratës me United, që do të jetë 3-vjeçare, pra deri në vitin 2022, me një pagë 6.2 milion funte në sezon. Kjo do të thotë se do të përfitojë 35% më shumë se shuma aktuale që merr te bardhezinjtë.  

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, e sheh Mandzukicin si zëvendësuesin të Romelu Lukakut, i cili pritet të largohet pikërisht tek Juventusi para të enjtes.

Lukaku aktualisht është pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi me Paulo Dybalan, por nëse argjentinasi do ta refuzojë një transferim në “Old Trafford”, sërish Juventusit do të bëjë të pamundurën për të marrë sulmuesin belg.

Kampionët e Serie A ose do të riinvestojnë paratë që do të fitojnë nga shitja e Mandzukicit, i cili besohet t’u kushtojë “Djajve të Kuq” 15 milionë paundë, ose mund ta përfshijnë atë në një marrëveshje shkëmbimi me Lukakun. Juventus ishte shumë i interesuar për t’i gjetur një destinacion të ri sulmuesit kroat verë, pasi ai nuk do t’i përshtatej stilit të lojës së Maurizio Sarrit.

Pasi zhvilloi disa biseda me trajnerin e Juventusit dhe zyrtarë të nivelit të lartë në klub, 33-vjeçari pranoi të largohej. Transferimi i tij tek Manchester United është realizuar dhe duhet të zyrtarizohet gjatë ditëve në vijim. Prandaj, me Mandzukicin Manchester Utd do të jetë edhe më i fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat