E tmerrshme: Tifozët racistë të Zenitit abuzojnë me Malcom

Futboll

E tmerrshme: Tifozët racistë të Zenitit abuzojnë me Malcom

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 22:46
Malcom

Ngjarje të tmerrshme kanë ndodhur dje në stadiumin e Zenit St. Petersburg, ku transferimi më i ri i skuadrës, Malcom, ka përjetuar ‘tmerrin’.

Zenit St. Petersburg ishte nikoqir i skuadrës së Krasnodar, në kuadër të xhiros së katërt në Superligën e Rusisë.

Në këtë ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 1:1, debutoi edhe i transferuari nga Barcelona, Malcom, i cili nuk kaloi aspak mirë.

Ishin tifozët e skuadrës së tij ata që shfaqën racizëm ndaj anësorit brazilian, duke shokuar botën e futbollit.

“Ruani traditën tonë, mos nënshkruani me lojtarët me ngjyrë” ishte pankarta e ngritur nga tifozët.

Sigurisht se tifozët e Zenit do të dënohen për këtë veprim aspak të hijshëm.

Malcom u transferua nga Barcelona tek Zeniti për 45 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat