Barcelona përmbys Arsenalin dhe fiton trofeun Joan Gamper

Futboll

Barcelona përmbys Arsenalin dhe fiton trofeun Joan Gamper

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 22:56
Foto nga ndeshja

Skuadra e Barcelonës ka arritur që para tifozëve të saj ta fitojë trofeun Joan Gamper.

Në përballjen kundër Arsenal, skuadra katalane e gjeti fillimisht vetën në disavantazh, por arriti të përmbyste gjithçka.

Rezultati i këtij takimi u zhbllokua në minutën e 36’ nga Pierre Emerick Aubameyang, gol me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Reagimi i Barcës erdhi tek në minutën e 69’, si një dhuratë e dhënë nga Maitland Niles, i cili shënoi në portën e tij.

Përmbysjen e Arsenal e siguroi Luis Suarez, i cili shënoi në minutën e 90’ për rezultatin përfundimtar 2:1.

Kështu, Barcelona e nis sezonin me një trofe, pas fitores së shënuar në ‘Camp Nou’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat