Guardiola në histori, e pëson nga rregulli i ri në futboll

Futboll

Guardiola në histori, e pëson nga rregulli i ri në futboll

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 22:56
Pep Guardiola

Pep Guardiola hyn në historinë e futbollit anglez, por këtë radhë për ndonjë arritje sportive, përtej suksesit në Community Shield të skuadrës së tij, Manchester City, ndaj Liverpoolit.

48-vjeçari katalan bëhet i pari trajner në historinë e Community Shield që merr karton të verdhë. Ia tregoi gjyqtari Atkinson në minutën e 41-të, për protesta pas një faulli të ashpër ndaj David Silvas.

Kartoni i verdhë për trajnerin është një normë e re e përfshirë në rregulloren e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat