S’ka shpresa për Arsenalin, Coutinho nuk largohet si huazim

Futboll

S’ka shpresa për Arsenalin, Coutinho nuk largohet si huazim

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 08:49
Philippe Coutinho

Philippe Coutinho nuk do të largohet nga Barcelonës si huazim këtë edicion, raporton Mundo Deportivo.

Raportimet e fundit treguan se Arsenal po punonte për huazimin një-vjeçar të brazilianit, që mund t’i kushtonte ‘Topçinjëve’ rreth 30 milionë euro.

Megjithatë, trajneri Unai Emery do tentoj ta përforcojë fazën defanzive përpara se merkatoja të mbyllet pas tre ditëve në Angli.

27-vjeçari ishte i lidhur shumë me një largim nga ‘Camp Nou’, sidomos pas një sezoni jo të mirë që kaloi.

Rikthimi i Neymar shtonte edhe më shumë gjasat për largimin e tij nga Spanja.

Mirëpo, me shumë gjasë Coutinho do ta kalojë edhe një sezon te Barca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat