E pabesueshme: Kjo është arsyeja pse Mahrez nuk luajti dje në ‘Community Shield’

Futboll

E pabesueshme: Kjo është arsyeja pse Mahrez nuk luajti dje në ‘Community Shield’

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 10:51
Riyad Mahrez

Riyad Mahrez humbi fitoren e Manchester Cityt kundër Liverpoolit në finalen e ‘Community Shield’ nga frika se nuk do të kalonte kontrollet e dopingut për shkak të një ilaçi që ai merrte për një problem në sy.

Mjekët e klubit nuk janë të sigurt se çfarë po merrte saktësisht lojtari.

“Riyad mori disa ilaçe, vetëm pak, por ne nuk e dimë se çfarë mori dhe për këtë arsye kontrolli i dopingut ishte një rrezik”, tha Pep Guardiola, sipas The Sun.

Lojtari algjerian ishte kthyer të premten e kaluar në stërvitje pasi fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës me kombëtaren e tij.

Pa Mahrez në fushë, Manchester City fitoi pas ekzekutimit të penalltive ndaj Liverpool.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat