Gjyqtari me nam që mbledh mbeturina

Futboll

Gjyqtari me nam që mbledh mbeturina

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 10:34
Gjyqtari me nam që mbledh mbeturina

Kohëve të fundit është praktikë e zakonshme që gjyqtarët e futbollit të jenë profesionistë në këtë fushë dhe jo si dikur, të merren edhe më një punë tjetër, e të referojnë në fundjava, shkruan Insporti.

 

Mirëpo, kjo praktike nuk vlen në të gjitha vendet. Në Panama për shembull, taksa e një gjyqtari të ligës së atjeshmja është diku rreth 80 euro për një ndeshje, kurse liga “elite” është megjithatë gjysmë profesionale.

Kjo ka bërë që gjyqtarët, edhe ata ndërkombëtarë, të kanë edhe një punë tjetër përveç arbitrimit në futboll.

Një nga gjyqtarët ndërkombëtare të këtij vendi, Gabriel Victoria, është punëtor komunal, gjegjësisht pastrues rrugësh, bën të ditur Insport, duke u bazuar në postimet e mediave ndërkombëtare.

Ai si gjyqtar anësor ka qenë edhe pjesë e Kampionatit Botëror Rusia 2018, kurse pamjet nga tregimi televiziv që është bërë për të, tregojnë përditshmërinë e tij, jashtë stadiumeve dhe ndeshjeve të FIFA-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat