Ide e çmendur për Pogbanë

Futboll

Ide e çmendur për Pogbanë

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 11:38
Ide e çmendur për Pogbanë

Ëndrra e madhe e Ju ventusit është rik thyer sërish në aktualitet. “Zonja e Vjetër” do të provojë edhe një herë tjetër të rikthejë në skuadër mesfushorin Pol Pogba.

Pas shumë ditësh bisedime me Mançester Junajtidin për shkëmbimin Lukaku-Dibala, është hedhur në tavolinë edhe ideja e një transferimi të bujshëm. Të provosh nuk do të thotë garanci për transferimin, por bardhezinjtë duan që të ngrenë në këmbë një ide të çmendur.

Kampionët e Italisë janë gati të ofrojnë tre futbollistë, Paulo Dibalën, Mario Manxukiçin dhe Matuidinë për të fituar shërbimet e Pogbasë. Drejtori sportiv, Fabio Paratiçi, po qëndron më shumë ditë në Angli sesa në Itali për të shfrytëzuar ditët e fundit të merkatos në Premier Ligë.

Dje u kthye nga Londra pasi mbylli shkëmbimin me Sitin për Danilon dhe Kanselon, por bisedimet me Mançesterin vazhdojnë të jenë të hapura. Në ndryshim nga herët e tjera, Paratiçi nuk ishte i vetëm.

Njeriu i merkatos së “Zonjës” ka qenë i shoqëruar nga zëvendëspresidenti Pavel Nedved dhe agjenti i njohur Mino Raiola. Juventusi shpreson shumë pikërisht prej raportit optimal që ka me agjentin Raiola. Mario Manxukiç mund të veshë fanellën e kuqe dhe bashkë me të edhe francezi Matuidi.

E vështirë- Pas refuzimit që Paulo Dibala i bëri Mançester Junajtid, gjithçka duket shumë e vështirë, por ura e komunikimit mund të krijohet sërish mes dy klubeve, pikërisht me anë të agjentit Raiola. Ai ka marrëdhënie të mira mes dy klubeve. Pol Pogba dëshiron të largohet nga Mançesteri dhe këtë gjë ua ka konfirmuar sërish drejtuesve të “djajve”.

Ata duan ta mbajnë me çdo kusht, por përpara një oferte joshëse si ajo që ka ndërmend të bëjë Juventusi mund të lëkunden dhe të pranojnë largimin. Reali i Madridit qëndron në sfond sepse Pol është ëndrra e madhe e Zidanit. Kjo çështje do të zgjidhet pas dy ditësh kur të përfundojë merkatoja në Angli. Junajtid sigurisht që nuk ka ndërmend ta largojë nëse nuk do të gjejë zëvendësuesin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat