Nuk pritej nga Ronaldo

Futboll

Nuk pritej nga Ronaldo

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 11:45
Nuk pritej nga Ronaldo

Transferimi i Mauro Icardit në Juventus mund të ndodhë gjatë këtij afati kalimtar të verës, pasi që tani mediat angleze raportojnë se Cristiano Ronaldo i ka thënë klubit se do ta aprovonte këtë transferim.

Gazzetta dello Sport pretendon se bardhezinjtë tashmë i kanë rinisur tentimet e tyre për t’i siguruar shërbimet e Icardit, pasi që Ronaldo e dha pëlqimin e tij për transferimin e 26-vjeçarit si partner në sulm.

Gazeta italiane sqaron se Ronaldo e sheh sulmuesin argjentinas si lojtarin ideal për të pasur vetë më shumë hapësirë në fazën e sulmit.

Duke e pasur parasysh këtë vlerësim të Ronaldos, Juventusi pritet t’i intensifikojë negociatat për transferimin e Icardit sapo të mbyllet afati kalimtar për klubet e Anglisë, të enjten, më 8 gusht.

Kjo pasi që shkëmbimi mes Lukakus dhe Dybalas ende mund të ndodhë, përderisa Manchester Unitedi ka qenë duke mbajtur negociata edhe për Mario Mandzukicin. Kjo mbështetje nuk pritej nga Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat