Zekirija Ramdani flet për të ardhmen e tij dhe trajnerin e ri të Niklit

Futboll

Zekirija Ramdani flet për të ardhmen e tij dhe trajnerin e ri të Niklit

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 15:15
Zekirija Ramdani flet për të ardhmen e tij dhe trajnerin e ri të Niklit

Nikli ka ndërruar tashmë trajnerin e skuadrës.

Ditë më parë, kanë zyrtarizuar largimin e Zekirija Ramadanit, ndërsa sot ata zyrtarizuan trajnerin e ri malazez Dejan Vukiçeviq.

Ramadani në një prononcim të shkurtër, ka folur rreth të ardhmes së tij.

Ai ka thënë se ende është në pritje të ndonjë skuadre të re, si në Superligën e Kosovës ashtu edhe jashtë saj.

“Ende nuk ka asgjë konkrete, nuk jam kontaktuar nga asnjë skuadër as nga skuadrat e Superligës as nga jashtë saj. Jam ende në pritje”, tha fillimisht Ramadani.

Ndërkaq sa i përket ardhjes së trajnerit malazez tek skuadra e Niklit, Ramadani nuk pati ndonjë koment të veçantë, veçse i uroj suksese në punën e tij të re.

“Nuk kam ndonjë koment për të, vetëm se i uroj suksese me skuadrën e Feronikelit”, përfundoi Ramadani.

Kujtojmë që Ramadani u shkarkua nga Feronikeli pas eliminimit të skuadrës nga Drenasi nga garat evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat