Mediave të Beogradit i del flaka, kështu shkruajnë: Ish-futbollisti i Partizanit bëhet trajner i klubit nga Kosova! 

Futboll

Mediave të Beogradit i del flaka, kështu shkruajnë: Ish-futbollisti i Partizanit bëhet trajner i klubit nga Kosova! 

Nga: Kemajl Goca Më: 6 gusht 2019 Në ora: 16:35
Mediave të Beogradit i del flaka, kështu shkruajnë: Ish-futbollisti i Partizanit bëhet trajner i klubit nga Kosova! 

Serbisë fortë keq po i dhemb që gjërat kanë ndryshuar dhe ish futbollisti i Partizanit të Beogradit, malazezi Dejan Vukiçeviç është emëruar kryetrajner i ri Feronikelit nga Drenasi, kampion i Kosovës.

“Ish-futbollisti i Partizanit dhe trajneri i Vojvodinës, Dejan Vukiçeviç është shefi i ri i shtabit teknik të Ferronikeli të Kosovës nga Glogovci. 

Vukicevic ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare, dhe promovimi i trajnerit të ri do të bëhet sot në orën 18:00”, shkruan ‘Kurir’ nga Serbia.

“Në ndeshjen që u luajt në Bratisllava, tifozët e Sllovanit përdorën parullat ‘Kosova është Serbi’”,  shkruan mes të tjera ky portal. Kujtojmë që Vukiçeviç veshi fanellën e Partizanit nga viti 1994 deri në 1997.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat