Mustafa transferohet tek Llapi

Futboll

Mustafa transferohet tek Llapi

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 16:58
Mustafa transferohet tek Llapi

Argjend Mustafa shkëput kontratën me Prishtinën për t'iu bashkuar projektit dhe rrugëtimit të Llapit nga Podujeva. "Mustafa nga sot është pjesë e Llapit. Mesfushori ofensivë, nuk ka pasur shumë dilema në përzgjedhjen për edicionin e ri dhe pa hezitim ka pranuar ofertën e Llapit për edicionin e ri të Superligës.

Argjend Mustafa, 25 vjeç, i gjatë 1.75 m. Ka përvojë në futbollin e Kosovës dhe të Shqipërisë. Mustafa ka luajtur për skuadrat e Trepçës e Trepçës '89.

Më pas u transferua tek Skënderbeu i Korçës. Pasi përfundoi edicionin me Prishtinën me 29 paraqitje dhe dy asistime, Argjend Mustafa është i gatshëm për një aventurë të re pikërisht me Llapin drejt titullit kampion dhe daljes në Evropë", bëhet e ditur nga Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat