Ancelotti: Kjo skuadër është favorite në Ligën e Kampionëve

Futboll

Ancelotti: Kjo skuadër është favorite në Ligën e Kampionëve

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 08:23
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti pret që Barcelona të kërkojë titullin e Ligës së Kampionëve, pas nënshkrimeve këtë afat kalimtar.

Kampionët e pesëfishtë evropian kanë pasur rënie në këtë garë, duke pritur për titull që nga viti 2015.

Në dy vitet e fundit, Barcelona ka përjetuar eliminimi të dhimbshme, duke u përmbysur nga Roma në çerekfinale dhe Liverpool në gjysmëfinale.

“Unë besoj se Barcelona gjithmonë është një kandidate për të fituar Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Ancelotti.

“Ka një lojtar si Leo Messi dhe shumë të tjerë, kështu që unë mendoj se ata do të garojnë për të fituar maksimumin dhe maksimumi është Liga e Kampionëve”.

“Unë mendoj se me nënshkrimet që kanë bërë, këtë vit do të jenë konkurrues”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat