Eriksen te Man Utd, Pogba te Real Madrid

Futboll

Eriksen te Man Utd, Pogba te Real Madrid

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 09:06
Eriksen, Pogba

Christian Eriksen është afër transferimit te Manchester United.

Sipas burimeve të ‘AS’, tashmë ka një marrëveshje në mes të Christian Eriksen dhe Manchester United.

Ylli danez dhe skuadra nga ‘Old Trafford’ kanë mbyllur negociatat duke arritur marrëveshje për pesë sezone, me të cilën Eriksen do të ketë një pagë të përafërme me Paul Pogba.

Të njëjtat burime thonë se gjërat më konkretisht mund të lëvizin në ditën e mërkurë.

Transferimi i Eriksen te ‘Djajtë e Kuq’, i hap rrugën e largimit Paul Pogbas, për të kaluar te Real Madrid.

‘Los Blancos’ kanë punuar gjatë gjithë verës për transferimin e Pogbas, por gjithmonë kanë hasur në rezistencë të Manchester United.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat