Asani i bashkohet Musliut tek MOL Fehervar FC?

Futboll

Asani i bashkohet Musliut tek MOL Fehervar FC?

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 10:41
Asani i bashkohet Musliut tek MOL Fehervar FC?

Jasir Asani është kthy er në një “minierë ari” për Partizanin. Drejtuesit po bëjnë çmos që ta shesin këtë verë dhe me ofertat që vetëm po shtohen, sulmuesi duket thuajse i larguar. Sikundër u raportua nga gazeta tri ditë më parë, dy klube turke e ndoqën në Moldavi anësorin.

Por, nuk janë të vetmet. Me golin e realizuar, “pjaca” i është rritur ndjeshëm. Ajo rrjetë erdhi si me porosi për Asanin dhe vetë “demat”. Lojtari po bëhet gati për të hedhur hapin e madh në karrierë, ndërsa klubi të mbushë arkat. Dhe aktualisht kanë në dorë një ofertë, e cila përmbush edhe pritshmëritë.

“Panorama Sport” zbulon se Partizani po negocion transferimin e 24-vjeçarit në Hungari. Bëhet fjalë për MOL Fehervar FC, ose siç njihen ndryshe MOL Vid. Këta të fundit jo më larg se të hënën mbyllën marrëveshjen me Shkëndijën e Tetovës për mbrojtësin Visar Musliu.

Kuqezinjtë arkëtuan 500 mijë euro për shitjen e lojtarit të tyre. Gjasat janë që të njëjtën shumë të përfitojnë edhe “demat” me sulmuesin e djathtë.

Në rast se bisedimet do të mbyllen pozitivisht, në arkën e klubit do të shtoheshin 500 mijë euro. Sikundër edhe dihet, lojtari nga Shkupi është nën kontratë me të kuqtë.

Kartoni i tij vlen 400 mijë euro (të paktën këtë klauzolë ka në kontratë), por nuk përjashtohet mundësia që pas golit të çmuar që i shënoi Sherif Tiraspolit të shitet për një vlerë më të lartë financiare. Klubi mund të marrë afro 100 mijë euro më shumë për kartonin e tij. Dhe nëse marrin këtë shumë, atëherë transferimi do të jetë thuajse i kryer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat