Selimi tregon kur do të zbarkojë Milani në Prishtinë!

Futboll

Selimi tregon kur do të zbarkojë Milani në Prishtinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 gusht 2019 Në ora: 14:20
Selimi tregon kur do të zbarkojë Milani në Prishtinë!

Po bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme për ndeshjen miqësore historike mes kampionit të Kosovës, Feronikelit nga Drenasi dhe Milanit, shtatë herë kampionit të Evropës, sfidë që zhvillohet të shtunën e fundjavës (10 gusht, në orën 20.45) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Organizatori i kësaj ndeshje, Agron Selimi, ka deklaruar ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot”, se ecuria e përgatitjeve për këtë ndeshjes miqësore po shkon sipas planit dhe po ashtu edhe shitja e biletave. Selimi është i kënaqur edhe mënyra se si po shiten biletat.

“Mirë është duke shkuar, bileta janë shitur mbi 50 për qind. Kërkesat janë të mëdha. Menaxheri kryesor i Milanit, Luca, vjen sonte në Prishtinë, për mi këqyrë disa gjëra para lojës, si rreth stadiumit, po ashtu do të kontrollojnë çdo detaj dhe do të ketë takim edhe me policinë para ndeshjes, si dhe me gjithë personat kompetent.

 Një ekip tjetër vjen nesër i Milanit, prej 3-4 vetave. Skuadra e Milanit të shtunën në orën 11.00 zbarkon në aeroportin e Prishtinës, ndeshja luhet në orën 20.45. Po të shtunën është paraparë konferenca për shtyp në orën 14.00 në hotel Swiss.

Në ora 15.00 në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ do të prezantohet njëra nga trofetë e Champions League”, thotë Selimi. Organizatori i kësaj sfide Selimi,  tha se legjenda e futbollit të Milanit dhe italian, Franco Baresi, do t’i drejtohet tifozëve në momentin kur prezantohet njëra nga trofetë e fituar të Champions League nga Milani. “Do t’ju drejtohet Baresi, legjenda e futbollit ose edhe dikush tjetër prej tyre.

Të gjithë ata persona që janë të pajisur me bileta mund të janë afër trofeut, pastaj nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ trofeu do të bartet për në stadium, do të vendoset para VIP”, theksoi ai. Skuadra e MIlanit do të jetë kompletë në Prishtinë.

“Milani do të jetë komplet dhe e kanë mirëpritur mirë që do të vijnë në Kosovë, madje me kënaqësi. Feronikeli fal kryetarit Naser Ramajt, e kanë rastin që të zhvillojnë një miqësore historike me njërën ndër klubet më të mëdha në botë”, përfundoi Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat