Goditje e dyfishtë, Atletico i merr Realit mesfushorin dhe i “lë në derë” James-in!

Futboll

Goditje e dyfishtë, Atletico i merr Realit mesfushorin dhe i “lë në derë” James-in!

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 16:30
James Rodriguez

Atletico Madrid ka zhvilluar një takim zyrtar me Tottenham, ku kanë diskutuar mundësitë për transferimin e Christian Eriksen në Madrid, teksa Manchester United u tërhoq nga gara pak orë me parë.

27-vjeçari ka ende një vit kontratë me “Spurs” dhe ka kërkuar të largohet, me drejtim Spanjën. Prej kohësh flitej se do të ishte Real Madridi skuadra e ardhshme, por Zidane e ka lënë mënjanë si alternativë, duke u përqendruar tek Pogba dhe alternativë ka lënë van de Beek.

Tottenham dhe Atletico mbyllën transferimin e Trippier për 20 mln paund pak kohë më parë dhe kanë bashkëpunim të ngushtë. Për Eriksen, klubi anglez kërkon 80 mln paund dhe nuk dihet nëse do të ketë ndonjë ulje për madrilenët.

"The Telegraph" shkruan se takim tjetër pritet nesër dhe mendohet se Atletico do kërkojë ulje, duke e ditur se merkato në Angli mbyllet pas mesnatës së nesërme.

Nëse “Cholchoneros” arrijnë të marrin Eriksen, do i japin goditje të dyfishtë Real Madridit, duke i marrë një objektiv të tyre në merkato dhe automatikisht heqin dorë nga James Rodriguez, i cili nuk mund të kalojë tek Atletico. Alternativë për kolumbianin pastaj mbetet vetëm Napoli, që e kërkon në huazim dhe me çmim më të ulët se 42 mln euro, aq sa pretendon Reali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat