Interesant kush e kërkon Xherdan Shaqirin

Futboll

Interesant kush e kërkon Xherdan Shaqirin

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 16:35
Interesant kush e kërkon Xherdan Shaqirin

Me më pak se një ditë që mbetet në afatin kalimtar të Premier League, a do ta shesë Liverpooli Xherdan Shaqirin?

Blick, gazeta më e njohur zvicerane, ka raportuar të mërkurën se Monaco ka bërë një ofertë në ditët e fundit për të nënshkruar me Shaqirin.

Siç konfirmohet nga reporteri Andreas Böni, Monaco i ka ofruar Shaqirit 12 milionë euro në sezon për të luajtur në Ligue 1. Gjithashtu raportohet se Monaco janë të gatshëm të bien dakord për një marrëveshje katërvjeçare me 27-vjeçarin, deri në vitin 2023.

Gazeta zvicerane pohon se Liverpooli do të ishte i hapur për të shitur Shaqirin, për të cilin kërkojnë 36 milionë euro.

Për më tepër, Blick gjithashtu pretendon se Liverpooli do të konsideronte poashtu edhe huazimin e Shaqirit.

Futbollisti kosovar së fundmi është rikthyer nga lëndimi duke iu bashkuar ekipit të Kloppit, pas lëndimit që e kishte në muskulin e këmbës, por nuk dihet se sa minuta do të ketë me ‘Reds’ sezonin e ardhshëm.

Vlen të theksohet se në Monaco lojtarët nuk paguajnë taksa. Në Angli, Shaqiri fiton rreth 8 milionë euro bruto (4 milionë neto).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat