Lojë e madhe e Mitrovicës, triumfojnë në Champions League!

Futboll

Lojë e madhe e Mitrovicës, triumfojnë në Champions League!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 gusht 2019 Në ora: 19:19
Lojë e madhe e Mitrovicës, triumfojnë në Champions League!

Vashat kampione të Kosovës, KFF Mitrovica, bënë lojë të madhe dhe triumfuan në ndeshjen e parë të grupit 2 të kualifikueseve në Champions League.  

Mitrovica e mposhti me rezultat 2:1 Olimpia Cluj nga Rumania, ndeshje që u zhvillua në stadiumin e Qytetit në Nikshiq të Malit të Zi. Gjithçka u krye për 30 minuta, kur vashat tona avancuan me 2:0. Në minutën e 24-të, Liridona Syla me dinakërinë e saj shënon për epërsinë 0:1.

Nuk shkoi më shumë se gjashtë minuta (30’) e vjen goli i radhës apo i nokautit për rumunet. Futbollistja Ambra Gjergji shënon për 2:0. Cluj ngushtoi humbjen në fund përmes Mara Bateas. Një nismë e shkëlqyeshme e vashave tona, me tri pikë të mëdha në Champions League.

Askush nuk e priste shkëlqimin e vashave tona, ku secila dha kontributin dhe ka hise në këtë fitore për mbamendje. Mitrovica është në grup me Breznicën nga Mali i Zi, NSA Sofia e Bullgarisë dhe Olimpia Cluj nga Rumania. Me 10 gusht në orën 17.30 do të sfidohen nga bullgaret NSA Sofia. 

Olimpia Cluj-Mitrovica 1:2
Stadiumi në Nikshiq.
Gjyqtar: V. De Cremer (Belgjika).
Shënues: Batea – (90+5’) - Liridona Syla (24’), Ambra Gjergji (30’).
Kartonat e verdhë: Gjergji. 
Olimpia Cluj: Boanda, Balaceanu, Ciolacu, Fiszay, Iosif (Corduneanu 46'), Mirea, Negrea, Pana (Meluta 38’), Tarasila, Vincze (Batea 46’) dhe Voicu.
Mitrovica: Rexhepi, V. Berisha (Xh. Berisha 23’), Biqkaj, Elezaj, Gjergji, Halilaj (Zeka 65’), Haziri, Osmani, Shala (G. Berisha 80), Syla dhe Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat