Reali fiton falë super golit të Hazard

Futboll

Reali fiton falë super golit të Hazard

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 21:07
Real Madrid

Real Madrid ka shënuar fitore minimale përballë RedBull Salzburg, në miqësoren e zhvilluar në Austri.

‘Los Blancos’ duket se ende nuk janë komponuar nën sistemin e trajnerit Zinedine Zidane.

Eden Hazard (19’) ishte realizatori i golit të vetëm të kësaj sfide, i cili ishte njëkohësisht i pari për të me fanellën e bardhë.

Ylli belg është kritikuar mjaft shumë për formën e dobët që kaloi në ndeshjet para-sezonale.

Gjithsesi, Reali pritet të jetë konkurrues edicionin e ri pas shpenzimeve marramendëse gjatë kësaj vere.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat