Pranë lamtumirës me Napolin, klubi italian nis sulmin për Hysaj

Futboll

Pranë lamtumirës me Napolin, klubi italian nis sulmin për Hysaj

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 22:23
Elseid Hysaj

Roma vijon të tentojë përforcimet në merkato. Drejtori Sportiv i verdhekuqve, Gianluca Petrachi po vlerëson mbi profilet e disa futbollistëve në rolet kyçe ende të zbuluara në formacionin e skuadrës së Romës.

Aktualisht ekipi i kryeqytetit italian po kërkon një mbrojtës krahu dhe në krye të listës së kandidatëve potencial qëndron pikërisht Elseid Hysaj.

Mbrojtësi i përfaqësueses së Shqipërisë është gjithmonë e më pranë lamtumirës me Napolin. Gjithsesi, në garë për shërbimet e Hysaj është gjithashtu edhe Juventus në Seria A, sikurse Tottenham në Premier League, ndërkohë që më parë edhe Atletico Madrid në La Liga kishte menduar të investonte mbi shqiptarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat