Lewandowski jep alarmin: 14 lojtarë nuk mjaftojnë

Futboll

Lewandowski jep alarmin: 14 lojtarë nuk mjaftojnë

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 00:26
Robert Lewandowski

Robert Lewandowski i ka bërë një tjetër ftesë Bayern Munich që të bëjë diçka më shumë në merkato.

"Besoj se na duhen tre lojtarë të rinj, - ka thënë sulmuesi dhe kapiteni polak për 'Bild'. - Në fundin e sezonit të kaluar kemi humbur Ribery, Robben dhe James Rodriguez, dhe deri tani nuk është bërë asnjë blerje në atë repart. Edhe nëse vjen Sane, nuk do të mjaftonte. Na duhet një tjetër sulmues krahu dhe një qendërsulmues.

"Kemi 13 -14 titullarë, janë shumë pak, është e komplikuar. Duhet të luajmë 50-60 ndeshje, shumë prej të cilave në mesjavë. Drejtuesit e klubit i njohin mirë shqetësimet e mia".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat