Kaq miliona euro paguan klubi i njohur anglez për Albian Ajetin

Futboll

Kaq miliona euro paguan klubi i njohur anglez për Albian Ajetin

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 11:12
Kaq miliona euro paguan klubi i njohur anglez për Albian Ajetin

Një tjetër shqiptar është transferuar në Premierligën angleze, kampionatin më të fortë të futbollit.West Ham Unitedi ka konfirmuar transferimin e sulmuesit shqiptar Albian Ajeti nga skuadra e Baselit.

Ajeti ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me “Çekanët”. Për shërbimet e tij klubi nga Londra ka paguar 8.7 milionë euro.

“Jam shumë i ngazëllyer që jam këtu”, ka thënë fillimisht reprezentuesi i Zvicrës, i cili do të bartë fanellën me numër 27.

“Është kënaqësi për mua që jam këtu, në këtë klub të madh”.“Me të mësuar për interesimin nga West Hami, unë nuk kam menduar dy herë rreth nënshkrimit me një klub të madh, një klub tradicional në Premierë Ligë. Kjo është një ditë e madhe për mua dhe familjen time”, ka thënë Ajeti.

Sulmuesi 22-vjeçar ka qenë pjesë e Baselit në vitet 2015-2016 dhe 2017-2019.Ai sezonin e kaluar pati 21 gola dhe 11 asistime në gjithsej 43 paraqitje me klubin zviceran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat