Thumbon Realin: Ata luajnë pistë

Futboll

Thumbon Realin: Ata luajnë pistë

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 11:41
Thumbon Realin: Ata luajnë pistë

Sezoni i ri është duke nisur dhe Xherard Pike ka vendosur të thumbojë rivalët e Realit të Madridit. Mbrojtësi i Barcelonës nuk është aspak dakord me mënyrën se si “galaktikët” e fitojnë Ligën e Kampionëve. Ai thotë se katalanasit e vlerësojnë maksimalisht kampionatin spanjoll dhe motivohen maksimalisht për ta fituar, ndryshe nga Reali që e injoron për të triumfuar në Europë. Pike foli gjithashtu edhe për Nejmarin dhe tha se e mirëpret në skuadër.

“Transferimet e bëra janë një plus për ne. Mendoj se do të sjellin shumë gjëra pozitive dhe do të na ndihmojnë për të luftuar në të gjitha kompeticionet. Po punojmë mirë dhe jemi optimistë për të ardhmen”.

“Secili ka mendimin e vet mbi këtë kompeticion. Ne duhet të kontrollojmë pritshmëritë dhe të jemi të kujdesshëm në deklarata, sepse mund të bëjmë keq. Ka njerëz që bëhen keq kur ne fitojmë titullin kampion në Spanjë. Të gjithë duan të fitojnë gjithçka, por me këmbë në tokë. Titulli kampion në Spanjë është objektivi kryesor i yni në çdo vit. Sigurisht që dëshira për Championsin është e madhe, por e dimë që është e vështirë dhe duhet të jemi realistë. Kompeticioni ynë i parë është La Liga”.

“Është një lojtar i madh, i cili e njeh skuadrën, klubin dhe qytetin. Jam i bindur se këtu njerëzit ishin të lumtur me rendimentin e tij. E di se ky operacion është shumë i vështirë. Ai për momentin është lojtar i PSG-së, ndërsa ne kemi një ekip të plotë për të përballuar të gjitha kompeticionet. Ju e dini marrëdhënien time me Nejmarin dhe do të isha i kënaqur ta kisha këtu. Por ai luan te PSG-ja dhe opinioni im nuk ndryshon asgjë”.

“Sigurisht që kam folur me Nejmarin, por duhet të jetë ai që ta shprehë largimin. Janë biseda private dhe nuk e shoh të arsyeshme të flas tani. Ai është një kampion brenda dhe jashtë fushës së lojës. Presim çfarë do të ndodhë”.

“Nuk ka asnjë rëndësi çfarë ndodhi vitin e kaluar. Ai tani është me ne dhe rëndësi ka përgatitja e tij për sezonin”.

“Është e vërtetë se fitoret e titullit kampion në Spanjë po e humbasin vlerën e tyre. Është një arritje e madhe të fitosh 8 nga 11 të fundit, nuk e kishim bërë kurrë në histori, për më tepër në Spanjë që është një kampionat shumë i fortë. Ndoshta nuk na japin shumë rëndësi sepse fitojmë me 15 ose 20 pikë nga rivalët. Por ne jemi në garë me skuadra si Reali, Sevija, Atletiko dhe Valencia, të cilat janë ekipe të forta dhe kanë fituar trofe në Europë. Ne mund të përqendrohemi te Champions-i dhe të injorojmë Ligën dhe Kupën e Mbretit, por nuk luajmë ruletë ruse. Këtu na pëlqen t’i bëjmë gjërat sipas rregullave dhe të luftojmë në të gjitha kompeticionet ku marrim pjesë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat