Ndërron jetë Govori, kontribuuesi i madh i futbollit 

Futboll

Ndërron jetë Govori, kontribuuesi i madh i futbollit 

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 14:38
Ndërron jetë Govori, kontribuuesi i madh i futbollit 

Ndërron jetë Isak Govori, një kontribuues i madh i futbollit të Kosovës.
“Letër ngushëllimi për familjen e Isak Govorit 

E nderuara familje e Isak Govorit!

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e Isak Govorit, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit, më lejoni të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.

Kontributi i tij për sportin dhe në veçanti futbollin ishte i madh, si në periudhën e paraluftës, ashtu edhe në atë pas çlirimit. Ai vazhdimisht u shqua si punëtor i madh sportiv, si mik i jashtëzakonshëm dhe i respektueshëm nga të gjithë, dhe si të tillë do ta kujtomë gjithmonë.

Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e më të dashurit tuaj”, shkruan presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat