Ujkani largohet nga Rizespori

Futboll

Ujkani largohet nga Rizespori

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 17:42
Ujkani largohet nga Rizespori

Portieri i kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, i jep fund përvojës aspak të mirë me Rizesporin në Turqi.

Ai ka zgjidhur kontratën me klubin turk, për të nisur një epokë të re, ndoshta në futbollit italian.

31-vjeçari prej kohësh kishte shprehur pakënaqësinë për situatën që po kalonte te Rizespori, ku gjatë sezonit të kaluar ka luajtur vetë në një ndeshje të kampionatit (44 minuta si zëvendësues).

Palët ranë dakord që marrëveshja të ndërpritej para kohe, pasi Ujkani kërkonte më shumë hapësira. Qëndrimi thuajse gjatë gjithë kohës në bankë ndikoi edhe në statusin e portierin 31-vjeçar te “Dardanët”, ku portier i parë tashmë është Arijanet Muric.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat