Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez foli pas fitores 2:1 ndaj Napolit për bashkëlojtarin e tij, Antoine Griezmann, për të cilin tha se i duhet kohë të ambientohet.
“Është loja e tij e dytë, është vetëm fillimi.
Është një lojtar i mirë dhe i nevojitet një kohë të ambientohet me klubin”, tha ai. Më pas, sulmuesi uruguaian foli edhe për ish shokun e skuadrës, yllin e PSG-së, Neymar, që po kërkon të rikthehet në Barcelonë.
“Mund të them që është një ndër lojtarët më të mirë në botë”, deklaroi ai. Ndryshe, Suarez u shfaq i kënaqur me fitoren ndaj Napolit dhe beson që është gati për kampionatin e ri.