Shkupi nënshkruan me gambezin

Futboll

Shkupi nënshkruan me gambezin

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 18:04
Shkupi nënshkruan me gambezin

Dembo Darboe është futbollisti që së fundmi firmos me FC Shkupin. Mesfushori me tipare sulmuese nga Gambia iu është bashkuar klubit që nga muaji qershor dhe deri më tani ka qenë në fazën testuese, me çka ka përmbushur pritshmëritë e stafit teknik dhe iu është ofruar kontratë.

Palët kanë arritur marrëveshje dhe kanë firmosur kontratë 2 vjeçare me opsion rinovimi edhe për 1 vit tjetër.

“Jam shumë i lumtur që u bëra pjesë e FC Shkupit. Kjo është një eksperiencë e re në karrierën time si futbollist dhe do të mundohem të jap më të mirën nga vetja për të ndihmuar Shkupin drejt sukseseve”, ka thënë gjatë prezantimit, Dembo.

Dembo vjen nga Gambia, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur për ekipet si Tallinding United, Real de Banjul dhe Asac Ndiambour.

Ndërkohë njoftojmë se skuadra ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin Abubakar Sal dhe nga sot i njëjti nuk është më pjesë e FC Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat