Çfarë po ngjan me Sanen?

Futboll

Çfarë po ngjan me Sanen?

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 19:15
Çfarë po ngjan me Sanen?

Ndalesë e gjatë për Leroy Sane. Me një komunikatë në faqen zyrtare klubi i Manchester City-t ka bërë me dije se lojtari i përfaqësueses gjermane në sfidën e Community Shield ndaj ka këputur ligamentin e kryqëzuar të gjurit të djathtë dhe do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni.

Ndërhyrja kirurgjikale është parashikuar për javën e ardhshme. Sipas të gjitha gjasave Sane-së do t’i duhet të qëndrojë rreth 6 muaj jashtë fushave të futbollit dhe me këtë dëmtim të rëndë që ka pësuar sulmuesi anësor, me 99% të mundësive do të dështojë edhe transferimi i tij te Bayern Munih në këtë afat kalimtar veror edhe pse akordi verbal mes palëve para dëmtimit të Sane ishte arritur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat