Arifaj: Dukagjini do të jetë befasia e Superligës 

Futboll

Arifaj: Dukagjini do të jetë befasia e Superligës 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 gusht 2019 Në ora: 19:26
Arifaj: Dukagjini do të jetë befasia e Superligës 

Pak ditë kanë mbetur deri te fillimi i edicionit të ri në elitën e futbollit të Kosovës, shumica e skuadrave janë të gatshme për betejat e reja. Dukagjini i Klinës është në fazën përfundimtare të përgatitjeve dhe me kënaqësi e presin fillimin e edicionit të ri.

Skuadra nga Klina pas 16 viteve rikthehet në elitë dhe me synime për të arritur rezultate sa më të mira, të jetë sa më lartë në renditjen e klasifikimit. As vapa e madhe që po mbretëron këto ditë nuk ndal klubin dukagjinas që të përmbush programin e punës dhe që skuadra të jetë në nivelin më të mirë të mundshëm.

Dukagjini synon që t’i mbush bateritë për sfidën e parë që e luan para shikuesve të vet kundër Ballkanit nga Theranda që ka sjellë një numër të madh të lojtarëve gjatë këtij afatit kalimtar! Sulmuesi i Dukagjinit, Granit Arifaj, është optimist i madh para fillimit të kampionatit të ri. 

“Bota sot”: Edhe pak ditë (me 17 gusht fillon kampionati) na ndajnë nga kampionati i ri, sa është i gatshëm Dukagjini?
Granit Arifaj
: Mendoj që jemi të përgatitur shumë mirë si fizikisht po ashtu edhe taktikisht.

“Bota sot”: Sa ka qenë koha e përshtatshme që të përgatiteni në këto ditë të vapës?
Granit Arifaj:
Ka qenë shumë e vështirë, pasi kanë qenë temperaturat shumë të larta por dëshira dhe vullneti për punë ishin shumë të mëdha saqë e përballuam pa problem vapën.

“Bota sot”: A ishin një test i mirë për të pa formën ndeshjet miqësore?
Granit Arifaj
: Kemi zhvilluar shumë ndeshje miqësore ku kemi pas kundërshtar mesatar por edhe shumë të fortë që kanë qenë një test shumë i mirë për ta parë ekipin se ku është. Në çdo miqësore kemi treguar lojëra shumë të mira por të shohim tash në kampionat.

“Bota sot”: Dihet se Ballkani ka bërë shumë përforcime, në start takoheni me ta, a ju frikëson kjo?
Granit Arifaj:
E dimë që Ballkani është përforcuar shumë, me disa lojtarë shumë cilësor por ky fakt veç na motivon më shumë dhe besoj shumë që do të arrijmë që t’i marrim 3 pikë.
“Bota sot”: A mendoni se Dukagjini do të jetë arrë e fortë në elitë?
Granit Arifaj
: Klubi i futbollit Dukagjini sivjet do të jetë arrë shumë e fortë, pasi kemi një ekip mjaft cilësore edhe kemi punuar shumë mirë dhe besoj që sivjet do të jetë befasia e Superligës.

“Bota sot”: Cilat ekipe i sheh për titull e cila për ekzistencë?
Granit Arifaj:
Të them të drejtën pa e shikuar pak rrjedhën e kampionatit dhe formën e  ekipeve nuk mund të them asgjë veç mendoj që Feronikeli, Prishtina janë pak më favoritë për titull. Sa për ekzistencë nuk e di çka të them sepse pothuajse shumica ekipeve janë të barabarta.

“Bota sot”: Cila është porosia për tifozët?
Granit Arifaj:
Tifozëve ju premtoj angazhim maksimal në fushë, lojëra të mira dhe gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat