Iwobi edhe zyrtarisht lojtar i Everton

Futboll

Iwobi edhe zyrtarisht lojtar i Everton

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 22:40
Iwobi

Pas dy zyrtarizimeve në minutat e fundit të merkatos, Arsenal ka larguar një lojtar nga skuadra.

Është ylli Alex Iwobi, i cili aktivizohet në krah, ai që ka lënë skuadrën e Arsenal për të kaluar tek Everton.

Lajmin e ka konfirmuar skuadra e Everton, përmes faqes zyrtare në ‘Twitter’.

24 vjeçari ka arritur marrëveshje pesë vjeçare me skuadrën nga qyteti i Liverpulit, kontratë e cila i skadon në qershor të vitit 2024.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat