"De Rossi është një gjeni! Ka qenë një surprizë e vërtetë"

Futboll

"De Rossi është një gjeni! Ka qenë një surprizë e vërtetë"

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 09:02
Carlos Izquierdoz

Carlos Izquierdoz, mbrojtësi i  Boca Juniors, ka folur për Daniele De Rossi-n në një intervistë të dhënë për "ESPN".

"Ai është një gjeni, duket që ka ardhur me një dëshirë të madhe për të qenë pjesë e kësaj bote, për të dhënë kontributin e tij. Në fushë duket qartë eksperienca e tij, punon shumë me topin dhe e pason me një takim", ka thënë Izquierdos. 

"Është gjithmonë në pozicionin e duhur, kur është me kurriz nga porta kërkon të qarkullojë topin, ndërsa kur është me fytyrë bën vertikalizime dhe kërkon depërtimin". 

"Kërkon gjithmonë të ndihmojë dhe është shumë agresiv në mbulimin e kundërshtarit, një lojtar shumë interesant. E njihnim për atë që ka bërë te Roma, por ta kesh shok skuadre është një surprizë shumë e kënaqshme". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat