“Shqipëri, o nëna ime”, videoja e afrikanit po thyen çdo rekord shikueshmërie në rrjet

Futboll

“Shqipëri, o nëna ime”, videoja e afrikanit po thyen çdo rekord shikueshmërie në rrjet

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 09:47
Oumar Toured Camara

Kukësi vijon përgatitjet për sezonin e ri në freskinë e Mavrovës së Maqedonisë së Veriut. Trajneri Shpëtim Duro dhe të tijtë po djersijnë fort në fushat stërvitore, ndërkohë që vëmendja mbahet edhe nga merkatoja.

Sikurse është zakoni edhe në klubet e mëdha europiane, të ardhurit rishtas duhet të këndojnë një këngë para ekipit, si “inaugurim”. Një gjë të tillë e ka bërë edhe Oumar Toured Camara. 

Futbollisti afrikan është huazuar nga Besëlidhja dhe do të luajë me nënkampionët e vendit në sezonin e ri. Ai ka kënduar para skuadrës kuksiane këngën e famshme për shqiptarët “Shqipëri, o nëna ime”, me “pronar” Gëzim Nikën, njëlloj himni për kombin tonë.

Bie në sy shqipja e qartë e mesfushorit, i cili ngre peshë edhe bashkëlojtarët, që këndojnë bashkë me të dhe e filmojnë me celularë. Një video, që po thyen çdo rekord shikueshmërie në rrjetet sociale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat