Eto’o: Lukaku do të shkëlqejë tek Inter

Futboll

Eto’o: Lukaku do të shkëlqejë tek Inter

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 10:21
Lukaku

Ish lojtari i Inter, Samuel Eto’o, ka shprehur mendimin se Romelu Lukaku do të jetë mjaft i suksesshëm tek skuadra ‘Zi kaltër’.

Lukaku ka vendosur rekord në sferën e transferimeve tek skuadra e Inter, duke kaluar nga Manchester United për 80 milionë euro, pak minuta para se të mbyllej afati kalimtar në Premierligë.

Eto’o beson se belgu do të ketë sukses të madh tek Inter, dhe i ka dëshiruar lojtarit shumë fat përmes një postimi në ‘Instagram’.

“Mirësevjen tek Inter MIlan, Romelu. Më shumë se një skuadër, është një familje së cilës i bashkohesh” ka shkruar Eto’o.

“Atje do jesh i rrethuar nga yje, kështu që nuk ka dyshim se do të vazhdosh shkëlqimin. Të dëshiroj fat në aventurën e re dhe shpresoj se do të shënosh shumë gola. Na bëjë krenar vëlla” ishin fjalët e kamerunasit.

Samuel Eto’o ishte pjesë e skuadrës së Jose Mourinho, e cila fitoi tripletën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat