Tifozi djeg fanellën pas zhgënjimit me afatin kalimtar

Futboll

Tifozi djeg fanellën pas zhgënjimit me afatin kalimtar

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 10:57
Tifozi djeg fanellën pas zhgënjimit me afatin kalimtar

Dita e fundit e afatit kalimtar erdhi dhe shkoi, me Manchester Unitedin, që nuk nënshkroi me asnjë lojtar.Madje Romelu Lukaku u largua duke kaluar në Itali te Interit.  

Disa ditë më parë, pritej që Lukaku të ndërrohej me Paulo Dybalan, por kjo nuk ndodhi.Dhe për fat të keq për tifozët e United, klubi nuk ishte në gjendje të blejnë të emër tjetër, që flitej si Christian Eriksen, apo edhe Bruno Fernandes.Kjo është pritur me zhgënjim nga tifozët.

Sidoqoftë, një tifoz duket se e ka marrë më shumë seriozisht këtë gjë.

“I dashur @ManUtd. Unë jam i zemëruar. Klubi im i dashur është bërë për tu qeshur për shkak të atij njeriu [drejtori ekzekutiv Ed] Woodward”.“Do ta shikoj sezonin e ardhshëm si neutral.

Nuk kam forcë të shoh përsëritjen e sezonit të kaluar, #WoodwardOut”, shkroi ai.Është e lehtë ta kuptosh dëshpërimin e tij.Klubi në këtë verë u koncentrua në mbrojtje duke marrë lojtar si Aaron Wan-Bissaka e Harry Maguire.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat