Ky është shqiptari i Kosovës që iu besua shiriti i kapitenit të Ushtrisë ish jugosllave!

Futboll

Ky është shqiptari i Kosovës që iu besua shiriti i kapitenit të Ushtrisë ish jugosllave!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 gusht 2019 Në ora: 11:38
Përbërja e asaj kohe e Ushtrisë Popullore ish jugosllave me futbollist të njohur (Seleksioni JNA), në këmbë: Shala, Mrmiç, Shabanaxhoviq, Mataja, Duraku, Shtimac, Karasi. Ulur: Babunski, Dabiç, Gudel, Kostiq dhe Tuce.  

Në Fotografinë e publikuar në “istorija ex yu fudbala” shihen dy shqiptarë të Kosovës, ish futbollistët Kujtim Shala dhe Fahrudin Duraku. 

Legjenda e futbollit e Kosovës, Kujtim Shala, ishte zgjedhur kapiten i përzgjedhjes së futbollit të Ushtrisë Popullore të ish Jugosllavisë (1989).

E para, Shala shikohej me sy të keq nga Serbia shoveniste, por pasi që atëkohë Federata e futbollit ish jugosllave përbëhet nga gjashtë Republika (Kroacia, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia, Sllovenia e Serbia) e dy krahina autonome (Kosova dhe Vojvodina), Serbia ishte e pafuqishme që të bëjë sherr dhe Shala u zgjodh kapiten për at ndeshje në prag të finales së Kupës Marshal Tito.  

Prandaj, ka qenë e çuditshme se si iu besua shiriti i kapitenit Shalës, një shqiptarit të Kosovës, kur njihet si i papërshtatshëm për at regjim dhe disa atëherë çonte dy gishta në stadiume, si ndodhi në Nish kundër Radniçkit. 

Përbërja e asaj kohe e Ushtrisë Popullore ish jugosllave me futbollist të njohur (Seleksioni JNA), në këmbë: Shala, Mrmiç, Shabanaxhoviq, Mataja, Duraku, Shtimac, Karasi.
Ulur: Babunski, Dabiç, Gudel, Kostiq dhe Tuce.

Shala ka qenë ish lojtar i Lirisë së Prizrenit, Partizanit të Beogradit, Prishtinës, Dinamos së Zagrebit, Rennes në Francë, Stuttgarter Kickers, Fortuna Dyseldorf në Gjermani etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat