Luiz tregon arsyen pse braktisi Chelsean për Arsenalin

Futboll

Luiz tregon arsyen pse braktisi Chelsean për Arsenalin

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 11:40
David Luiz

David Luiz thotë se nuk ka mundur ta humb mundësinë që t’i bashkohet Arsenalit.

Topçinjtë paguan 10 milionë euro për të nënshkruar me mbrojtësin brazilian nga rivalët lokal, Chelsea.

Daniele Massaro fton tifozët e futbollit të bashkangjiten në lojën KF Feronikeli v AC Milan

“Kur më erdhi mundësia që të transferohem në këtë lloj klubi të madh, më duhej ta shfrytëzoja. Kjo është arsyeja pse unë jam këtu”, shtoi reprezentuesi i Brazilit.

I pyetur në lidhje me vendimin për të ndërruar klubet në Londër, Luiz shtoi “Cikli im mbaroi atje. Ishte një bisedë midis meje dhe Chelseat. Mu dha mundësia që të vijë në një klub tjetër të madh. Në jetën time, mua gjithmonë më kanë pëlqyer sfidat. Unë nuk kam frikë fare të provoj gjërat”.

“Unë mendoj se jo shumë lojtarë do të bënin këtë veprim, ata ndoshta do të trembeshin, ose diçka e tillë. Unë thjesht përpiqem të bëj gjëra të mëdha në jetën time, kështu siç thashë, cikli im në Chelsea mbaroi dhe tani Jam i entuziazmuar që filloj një kapitull të ri të jetës sime këtu”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat