Është momenti i Valon Berishës

Futboll

Është momenti i Valon Berishës

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 17:04
Është momenti i Valon Berishës

Reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha, është në formë të mirë dhe pritet që të shpërthejë gjatë edicionit të ri në Serie A.  Rrugëtimi i tij ngjason me atë të shumë futbollistëve që kanë mbërritur te Lazio vitet e fundit. Shembujt nuk mungojnë, nga Luis Alberto, Felipe Anderson etj.

Pas një sezoni të parë të përgjumur, kanë shpërthyer duke u shndërruar pika shumë të rëndësishme të skuadrës. Tani është momenti i Valon Berishës, që për “Corriere dello Sport”, u shpreh: “Kam mentalitet fituesi. Në stërvitje dhe në ndeshje dua vetëm të fitoj. Dua të arrij formën dhe të luftoj për vendin e titullarit. Para se të vija te Lazio, nuk kam patur kaq shumë probleme. Isha ndalur vetëm një herë për arsye dëmtimi”.

Fjalë që kanë edhe mërzitjen brenda e që tregojnë gjendjen e vështirë që ka kaluar mesfushori sezonin e kaluar.

Në fakt, nuk kanë qenë vetëm dëmtimet që e kanë vështirësuar përshtatjen e tij. “E pata të vështirë kur erdha në Romë, sepse u gjenda vetëm. Familja ishte larg, e ndjeva largësinë”, tha ai. Një ndihmë e madhe për të ka qenë Thomas Strakosha, të cilin e konsideron vëlla.

“Familja ka qenë gjithmonë e rëndësishme për mua. Doja të vazhdoja studimet, sepse nuk isha i sigurt për të ardhmen si futbollist”, ka thënë Berisha. Është momenti për të kthyer faqe dhe për të parë nga e ardhmja me optimizëm.

Berisha është gati “të veshë maskën” e luftëtarit për ta ndihmuar Lazion të arrijë objektivin e madh sezonal: kualifikimin në Champions League. Berisha pret një edicion të madh!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat