Shkëndija përballet me Gostivarin për Kupë

Futboll

Shkëndija përballet me Gostivarin për Kupë

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 19:19
Shkëndija përballet me Gostivarin për Kupë

Shkëndija e Tetovës, kampion, do të përballet me Gostivarin në kuadër të 1/16 së finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut, fazë me të cilën startojnë garat për sezonin e ri 2019/2020 në garën më masovike në vend.

"Faza fillestare e Kupës parasheh zhvillimin e vetëm një ndeshje, kështu që takimi Gostivari-Shkëndija luhet më 21 gusht në stadiumin e qytetit në Gostivar, me fillim në orën 17:00", bëhet e ditur nga Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat