“Nuk duket mirë”, trajneri Klopp alarmohet nga dëmtimi i Alisson

Futboll

“Nuk duket mirë”, trajneri Klopp alarmohet nga dëmtimi i Alisson

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 09:29
Alisson

Liverpool pësoi një goditje potencialisht të madhe në startin e sezonit të ri, pasi portieri Alisson e braktisi fushën i dëmtuar gjatë ndeshjes kundër Norwich City. Pas sfidës, që u ftiua 4-1 nga të tijtë, trajneri Jurgen Klopp e shtoi frikën e klubit, duke thënë se dëmtimi i portierit "nuk duket shumë i mirë".

Pasi qëndroi i shtrirë për disa minuta, braziliani doli duke çaluar nga fusha dhe u zëvendësua nga Adrian në minutën e 39-të, ku “Reds” udhëhiqnin tashmë 3-0 në “Anfield”.

“Ka mjaft hije mbi situatën e portierit tonë, - tha Klopp për “Sky Sports”. - Ai mendoi se diçka e goditi, kështu që nuk është një shenjë e mirë. Ai mendoi kështu, por kjo nuk është ajo që ndodhi. Sportistët duhet ta dinë se çfarë dua të them.

Padyshim tregon se është më shumë sesa një tendosje. Ne nuk e dimë saktësisht, por nuk duket shumë mirë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat