Dështoi me Sane, Bayern Munich hidhet në sulm për yllin e Ajax

Futboll

Dështoi me Sane, Bayern Munich hidhet në sulm për yllin e Ajax

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 10:19
Hakim Ziyech

Ylli i Ajax, Hakim Ziyech, ka nënshkruar zgjatjen e kontratës me kampionët e Eredivisie deri në fund të sezonit 2021-2022, ka njoftuar klubi holandez. Marokeni është lidhur së fundi me Bayern Munich. Ai pati sezonin (2018-2019) e tij më të mirë me Ajax. 26-vjeçari shënoi 16 gola dhe dha 13 asiste në Eredivisie, duke i ndihmuar të tijtë të fitojnë titullin kampion. Ai shënoi edhe 3 gola e dha 3 asiste në Ligën e Kampionëve të sezonit të kaluar.

Pritej gjerësisht që yjet e rinj të Ajax të ishin shënjestra e klubeve elitare të Europës. Dhe, para se të mbaronte sezoni, mesfushori Frenkie de Jong kishte pranuar të bashkohej me kampionët e La Liga-,s Barcelona.Këtë verë, largimi i De Jong u pasua nga kapiteni Matthijs de Ligt, i cili u transferua te Juventusi. Tani e ka radhën Ziyech, që ka qenë i lidhur me klubet e Premier League, përfshirë Liverpool dhe Arsenal. Anglia ka rënë poshtë si mundësi, sepse e ka mbyllur tashmë merkaton, ndaj në skenë ka dalë Bayern Munich. 

Pas kthimit nga Kupa e Kombeve të Afrikës me Marokun, Ziyech zbuloi se kishte refuzuar një mundësi për të shkuar në klubin e La Liga-s, Sevilla, duke besuar se spanjollët ishin në të njëjtin nivel me Ajax. Bavarezët janë bërë klubi i fundit, i lidhur me marokenin, pasi ndjekja e tyre për të marrë yllin e Manchester City, Leroy Sane, mori goditje. Gjermani dëmtoi gjurin dhe duhet t’i nënshtrohet operacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat