Lampard, sqaron çështjen David Luizit - Bota Sot
Lampard, sqaron çështjen David Luizit

Futboll

Lampard, sqaron çështjen David Luizit

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 10:54
Lampard, sqaron çështjen David Luizit

Largimi i David Luiz nga Chelsea te rivalët e Arsenalit në ditën e fundit të merkatos në Premier League ka irrituar jo pak tifozët e Bluve të Londrës të cilët nëpërmjet rrjeteve sociale kanë akuzuar drejtuesit e klubit por edhe mbrojtësin brazilian.

Megjithatë për të qetësuar tifozët dhe për të shpjeguar largimin e David Luiz ka menduar trajneri i Chelsea-t, Frank Lampard: Kemi folur shumë herë gjatë javës së kaluar, e njoh mirë David Luiz-in dhe gjithmonë jemi sqaruar mes nesh.

Kemi shumë mbrojtës në skuadër dhe për këtë arsye ai është larguar.

I urojmë gjithë të mirat sepse Luiz bën pjesë në historinë e Chelsea-t, por tashmë duhet të mendojmë vetëm për veten tonë”, deklaroi numri 1 i stolit të Bluve të Londrës, David Luiz.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...