Deri para viteve të 90-ta, klubi i futbollit Partizani i Beogradit (që njihet si klub i ish ushtrisë jugosllave), është përbërë nga të gjitha nacionalitetet, që besa ka pasur edhe shqiptarë, siç ishte vjeshta e vitit 1986 kur luanin së bashku sulmuesi Fadil Vokrri (i ndjeri) dhe mbrojtësi Isa Sadriu!
Isa Sadriu dhe Fadil Vokrri, viti 1986
Cilët janë gjashtë shqiptarët që mbrojtën ngjyrat e Partizanit?
I pari që veshi fanellën e Partizanit është Zenun Brovina në periudhën 1962-1963. Ai është shqiptari i parë dhe është me prejardhje nga Gjakova!
Zenun Brovina
I dyti është Luan Prekazi në periudhën 1967-1969 dhe ka pasur një periudhë të jashtëzakonshme, duke dëshmuar cilësitë e tija.
Luan Prekazi
I treti është Xhevat Prekazi, që luajti më së gjati, nga viti 1976 deri në vitin 1983!
Xhevat Prekazi
I katërti është Kujtim Shala, që ka pasur edicionin 1983-1984 dhe një edicion shumë të mirë.
Kujtim Shala
I pesti është Isa Sadriu që luajti në edicionin 1986 dhe ka qenë prej mbrojtësve më të mirë, që besa kujtohet edhe si flokë kaçurrel.
Isa Sadriu
I gjashti dhe i fundit është Fadil Vokrri nga vjeshta e vitit 1986 e deri në vitin 1989. Emër që la gjurmë dhe që ende përmendet nga tifozët e vjetër të këtij klubi.
Fadil Vokrri
Këta janë gjashtë shqiptarët e Partizanit, që më së shumti ndeshje ka pasur Xhevat Prekazi, pastaj Vokrri, Luan Prekazi, Shala, Sadriu e më së paku Brovina.
Fahrudin Jusufi
Nëse ia shtojmë edhe të ndjerin (që ndërroi jetë dje) goranin Fahrudin Jusufi nga Kosova, i cili ka qenë lojtar nga viti 1957-1966 dhe kryetrajner i Partizanit në vitin 1987-1988. Duhet sqaruar se Partizani atëkohë ka qenë klub i ushtrisë, pra ish Armata Popullore e Jugosllavisë (APJ).