De Gea mban në ankth Man.United

Futboll

De Gea mban në ankth Man.United

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 13:55
David de Gea

Që prej një muaji, ndërmjet David de Gea dhe Manchester United ekziston marrëveshja për rinovimin e kontratës. Portieri spanjoll do të fitojë 350 mijë sterlina në javë, rreth 18 milionë në vit, deri në vitin 2025. Pavarësisht akordit, sipas raportimeve të tabloidit britanik “The Sun”, mungon ende firma mbi kontratë.

Motivi? Duket se është mungesa e menaxherit Jorge Mendes.

Ky i fundit është në xhiro nëpër botë në këtë moment kulminant të merkatos verore. Normalisht nuk duhet të ketë probleme, por është e ndaluar të festosh pa parë të zezën mbi të bardhë. Për më tepër, për faktin që në gjurmët e portierit spanjoll të Manchester United, qëndron prej kohësh PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat