Vllaznia merr fitoren e dytë në Champions League

Futboll

Vllaznia merr fitoren e dytë në Champions League

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 17:39
Vllaznia merr fitoren e dytë në Champions League

Vllaznia e femrave merr fitoren e dytë në Champions League. Ajo ka mundur mesditën e sotme kampionen e Maltës, Birkirkara me rezultatin 1-0, megjithatë për t’u kualifikuar ekipit shkodran i duhet të fitojë edhe ndeshjen e tretë, atë me ekipin vendas të Lituanisë.

Në minutën e 16-të amerikania Doyle kaloi në avantazh vajzat kuqeblu. Një gol që i dha qetësinë skuadrës shkodrane, që dominoi në lojë, madje duke krijuar raste të tjera shënimi, por që nuk janë konkretizuar dot.

Gjërat nuk ndryshuan deri në fund dhe përfundimisht 1-0 për kampionen e Shqipërisë.

Ajo udhëheq grupin 10 për momentin me pikë të plota 6, por për t’u kualifikuar për në turin e dytë të këtij kompeticioni të rëndësishëm, kjo nuk mjafton. Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e së martës kur Vllaznia do të luajë me pretendenten kryesore, skuadrën vendase Gintra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat