Reprezentuesit e Kosovës standardë në barazimet në Angli 

Futboll

Reprezentuesit e Kosovës standardë në barazimet në Angli 

Nga: Kemajl Goca Më: 10 gusht 2019 Në ora: 18:01
Reprezentuesit e Kosovës standardë në barazimet në Angli 

Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, u paraqit i plotë në petkun e Nottingham Forestit, e cila si mysafir barazoi me rezultat 1:1 me Leeds, në ndeshjen e javës së dytë të Championship (liga e dytë angleze).

Për vendasit shënon Hernandez (59’) dhe për mysafirët Grabban (77’).

Nottingham është i 18-ti me 1 pikë, kurse Leeds është i treti me 4. Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Bersant Celina, luajti standard për Swansean e cila si mysafire u nda baras 0:0 me Derbyn.

Në minutën e 42-të, Waghorn dështon nga penalltia për Derbyn. Derby është në vend të shtatë me 4 pikë sa ka edhe Swansea dy pozita më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat