Momenti kur Kyle Walker i la të gjithë gojëhapur kundër West Hamit me shpejtësi ‘alla Usain Bolt’

Futboll

Momenti kur Kyle Walker i la të gjithë gojëhapur kundër West Hamit me shpejtësi ‘alla Usain Bolt’

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 18:11
Kyle Walker

Kampioni në fuqi i Premier Leagues, Manchester City mposhti West Hamin 5-0 në atë që ishte një fitore tejet e rehatshme për “Qytetarët” në Londër.

Hat-tricku nga Raheem Sterling dhe golat nga Gabriel Jesus dhe Sergio Aguero ia siguruan fitoren djelmoshave të Pep Guardiolas.

Dominimi ishte i jashtëzakonshëm nga City, derisa një futbollist që tërhoqi vëmendje për shpejtësi marramendëse ishte mbrojtësi i krahut, Kyle Walker.

Walker asistoi për Gabriel Jesusin, duke dërguar një krosim në zonë falë një shpejtësi absolutisht të jashtëzakonshme.

Ai arriti top shpejtësi prej 22mph, gjë që është gati e pabesueshme. Shikoni më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat