Milani i vendos çmim të lartë, PSG nuk ka interes për Donnarumman

Futboll

Milani i vendos çmim të lartë, PSG nuk ka interes për Donnarumman

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 18:33
Gianluigi Donnarumma

Paris Saint-Germaini nuk i ka ndalur tentimet për ta transferuar këtë verë portierin Gianluigi Donnarumma, të cilit Milani ia ka vendosur çmimin prej 60 milionë eurosh.

Portieri është produkt i akademisë së kuqezinjve dhe lojtari i tyre më i vlefshëm, duke u bërë kështu edhe mundësia më e mirë e Milanit për të përfituar financiarisht gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport Mediaset dhe La Gazzetta dello Sport raportojnë se PSG-ja po vazhdon të jetë e interesuar dhe tani është duke e përgatitur një ofertë, edhe pse Milani ka insistuar se do të pranojë vetëm para dhe jo Alphonse Areolan dhe para si formë shkëmbimi.

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, e mbajti një konferencë për shtyp sot, në të cilën e konfirmoi se Neymari nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen kundër Nimes, përderisa ai u pyet edhe për situatën e portierëve.

“I takon Areolas ta dëshmojë se sa i vlefshëm është ai për pozitën e portierit të parë, për ta dëshmuar se ai mund të përmirësohet dhe të marrë përgjegjësi, mirëpo natyrisht se një klub si PSG-ja është gjithmonë e vëmendshme edhe në treg”, ka thënë Tuchel.

Tuchel u pyet edhe për spekulimet për Donnarumman nga mediat italine dhe franceze.

“Nuk flas për lojtarët e klubeve të tjera”, u përgjigj ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat