Milani dominon dhe fiton në Prishtinë!

Futboll

Milani dominon dhe fiton në Prishtinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 gusht 2019 Në ora: 21:11
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Shtatë herë kampioni i Evropës, Milani, me lehtësi fiton miqësoren me rezultat 2:0 kundër kampionit të Kosovës, Feronikelit nga Drenasi, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Mbi 2 mijë shikues ishin në stadiumin e Prishtinës, sigurisht në numrin kaq të vogël të shikuesve kanë ndikuar edhe biletat e shtrenjta. Një miqësore e mirëseardhur, sidomos për Milanin për të provuar lojtarët para fillimit të edicionit të ri në Serie A. Në minutën e 26-të, Suso shënoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë rreth 18 metra, kur topi futet në kendin epërm të majtë të portierit Smakiqi. Në pjesën e dytë Fabio Borini shënon për 2:0 në minutën e 58-të.

Ai me një goditje të fortë nga afërsia tundi portën e potierit Smakiqi. Në minutën e 70-të, me fat Feronikeli, pasi që gjuajtjen e Contit e ndal thërthorësja. Në minutën e 74-të, Kastriot Rexha me një veprim shumë të mirë, godet bukur por për fat të Milanit topi u ndal në tërthorëse. Milani sundon në Prishtinë, ka pasur posedimin e topit, po ashtu edhe rastet dhe realisht ka qenë një fitore e lehtë.

***

Në minutën e 74-të, Kastriot Rexha me një veprim shumë të mirë, godet bukur por për fat të Milanit topin u ndal në tërthorëse.

Në minutën e 70-të, me fat Feronikeli, pasi që gjuajtjen e Contit e ndal thërthorësja.

58’ Fabio Borini nga afërsia me një goditje të fortë shtoi epërsinë në 0:2.

57’ Milani po sundon lojën, po kërkon edhe golin e radhës. Sulmuesit e Feronikelit nuk po arrijnë që t’i ofrohen edhe 16-shit rival.

46’ Fillon pjesa e dytë mes Feronikelit dhe shtatë herë kampionit të Evropës, skuadrës italiane Milani. Në stadium janë mbi 2 mijë shikues, një numër i vogël dhe shkaku i biletave të shtrenjta.

Përfundoi pjesa e parë, një Milan dominues, por me pak raste shënimi dhe vetëm me një gol të shënuar në minutën e 26-të nga Suso, që realizoi nga gjuajtja e lirë rreth 18 metra.

35’ Pak raste, vetëm një gol i shënuar nga Suso. Feronikeli mezi del jashtë gjysmë së fushës.

26’ Suso nga gjuajtja e lirë rreth 18 metra, godet bukur dhe topin në këndin e epërm të portierit Smakiqi, 0:1.

24’ Nuk ka raste, lojë mesatare, një Milan zotërues për nga posedimi i topit.

Ndeshja mes kampionit të Kosovës, Feronikelit nga Drenasi dhe Milanit nuk ka gola, e cila po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Atmosferë e mirë por pak shikues dhe e gjitha më shumë shkaku i biletave të shtrenjta. Milani ka një test të mirë në këtë miqësore dhe që po e dominon takimin.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat